Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Spitali i dikurshëm Distrofik i vetmi në Shqipëri, pas një ristruktutmi të plotë është rikthyer në Qendrën Kombëtare të Zhvillimit dhe Rehabilitimit me probleme. Ambientet e ish-spitalit janë përuruar sot nga Ministri i Shëndetësisë Leonard Solis. Pas një programi të disa vjetëve më parë, në vitin 99, këtu filloi puna e rikonstruksionit të ambienteve me një buxhet prej 53 milion lekësh të reja.

Kjo është e vetmja qendër kombëtare në vendin tonë, ku do të kurohen fëmijët me aftësi të kufizuara, nga 0 deri 6 vjeç, si dhe këshillim për familjet e tyre. Janë 30 shtretër në dispozicion të nënave dhe fëmijëve, por më tepër këtu do të kryen vizita ambulatore. Strukturimi, formimi, trajtimi i stafit, si dhe rikonstruksioni i ndërtesës është fryt i bashkëpunimit të Karitasit të Zvicrës me Ministrinë e Shëndetësisë./tvklan.al