Shqipëria ka njohur një bum këtë vit në fushën e turizmit. Vetëm në 8 muaj në venin tonë kanë hyrë 2 milion e 895 mijë e 330 turistë. Një shifër gati 10 herë më e lartë krahasuar me vitin 2004.

Ylli Pango: “Deri tani ne kemi 8 apo 9-fishuar numrin e turistëve  dhe deri në fund të vitit me siguri deklaroj që numri i vizitorëve në Shqipëri do të jetë 10-fishi i atyre të 2004. 2 milion e 80 mijë janë tani, deri në fund të vitit është i sigurt që do shkojmë në 2 milion e gjysmë në mos më shumë. 2 milion e gjysmë është 10 herë më shumë se sa shifra 250 mijë që ka qenë numri total i turistëve në vitin 2004.”

Numrin më të madh si për çudi e zë Maqedonia me 262 mijë turistë. Në vendin e dytë renditet Kosova me 256 mijë e 603 turistë, e ndjekur na Mali i Zi, por gjithashtu ka patur rritje të ndjeshme dhe nga vende të BE si nga Italia, Gjermania apo Greqia.

Ylli Pango: “Këto shifra i dedikohen punës jashtëzakonisht të madhe të qeverisë Berisha, e një politike shumë të hapur përsa i përket regjimit të vizave. Vendimi i këshillit të ministrave por uljen e takave për makinat, përmisimin e jashtëzakonshëm të infrastrukturës. I dedikohet gjithashtu edhe promocionit të jashtëzakonshëm që kemi bërë ne këtë vit.”

Trashëgimia kulturore është një tjetër fushë ku ministria ka patur vëmendje dhe investime të rëndësishme.

Ylli Pango: “Projektin tjetër të madh që kemi fituar prej 3.26 milion euro, i cili konsiston në restaurimin e muzeut të madh kombëtar dhe në ringjalljen e artizanatit dhe traditës artizanale shqiptare. Ky fond prej 3.26 milion euro, së bashku me 300 milion të buxhetit dhe me 3 milion të komunitetit evropian, e çon në më shumë se sa 10-fish. 10-fish e theksoj në krahasim me vitin 2007 fondin që ka ministria jonë këtë vit për trashëgiminë kulturore.”

Por investimet e ministrisë gjithashtu janë rritur edhe në fushën e kulturës./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami