#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Për herë të parë në ekran, Klodiana Shala me vëllanë, Albanin
Në pjesën e parë të programit për ditën e sotme do të ndalemi tek një marrëdhënie e bukur motër e vëlla. Ajo është mikeshë e programit tonë, gjithnjë në formë, gjithnjë e dhënë pas mirëqënies, sportit, shëndetit. Vjen në studio për të na folur për marrëdhënien e tyre së bashku atletja Klodiana Shala dhe vëllai i saj, shefi i kuzhinës Alban Shala.
Ditëlindja e perandorit Naruhito, festimet dhe figura e tij në Japoni
Do të ndalemi në këtë pjesë të dytë tek një festë në fakt shumë e rëndësishme në Japoni. Bëhet fjalë pikërisht për ditëlindjen e Perandorit, e cila në këtë shtet konsiderohet si festë Kombëtare, pasi për ta figura e Perandorit është shumë e rëndësishme. Kjo datë ndryshon me ndryshimin e Perandorit, aktualisht në Japoni festohet në datën 23 Shkurt, e cila është ditëlindja e Perandorit actual, Naruhito.
Edhe në Tiranë u mbajt një event ne nder të tij nga Ambasada Japoneze në Shqipëri nën kujdesin e ambasadores Kikuko Kato. Por, për t’u njohur më shumë më familjen perandorake japoneze, përse është e rëndësishme kjo dite dhe sesi festohet në Japoni do të mësojmë më shumë ne studio.
“Ligji i rrugës”, nëse një person na sulmon fizikisht, si duhet të reagojmë?
Do të vijomë programit për ditën e sotme do të ndalemi tek rubrika jonë e përjavshme “Ligji i Rrugës” me avokaten tonë Margarita Kola. Edhe këtë javë kemi përzgjedhur një temë,e cila patjetër ka kuriozitet: ” Nëse një përson më sulmon fizikisht, deri në cilën pikë mund të reagohet për mbrojtje legjitime?”
Për të folur nga ana juridike, për këtë temë ftojmë në studio avokaten Margarita Kola.
/tvklan.al