Pasi plani i tij u refuzua nga aleatët e BRICS-it, presidenti rus Vladimir Putin thotë se është gati për “kompromise të arsyeshme” me Ukrainën, por në favor të Rusisë.
“Çdo rezultat i bisedimeve duhet të jetë në favor të Rusisë. Po flas drejtpërdrejt, pa asnjë hezitim. Ky rezultat duhet të bazohet në realitetet që po formohen në fushën e betejës. E them pa asnjë mëdyshje, nuk do të bëjmë asnjë lëshim. Nuk do të ketë asnjë shkëmbim të territorit, çfarëdo qoftë”.
Putin e përshkroi sjelljen e palës ukrainase si “joracionale”.
“Jemi të gatshëm të bëjmë kompromise, jemi gati të pranojmë kompromise të arsyeshme. Nuk dua të futem në hollësi sepse nuk ka negociata thelbësore tani.”
Duke folur për kanalin televiziv Rossiya-1, Putini tha se Ukraina ka refuzuar tashmë dy herë iniciativat ruse të armëpushimit të transmetuara përmes Turqisë. Ai shtoi se forcat ruse po përparojnë përgjatë frontit.
Në frontin e Ukrainës brenda 27 Tetorit do të dislokohen edhe trupat e para ushtarake të Koresë së Veriut, kjo konfirmuar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Një ditë më herët, shërbimi i zbulimit ushtarak të Ukrainës tha se njësitet e para koreanoveriore, të stërvitura në Rusi, janë dërguar tashmë në rajonin e Kurskit, i cili ndodhet në kufi me Ukrainën. Këtu, forcat ukrainase e nisën një inkursion të madh në Gusht dhe kanë kapur një pjesë të territorit.
Klan News