Në maj 2018 emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar problematikën e pronës së zonjës Antoneta Kaiku, e cila kishte futur qiramarrësin Fatmir Istrefi në kancelarinë e saj në zonën e “Selvisë”, por ky i fundit i kishte zaptuar pronën. Zonja hapi një sërë procesesh gjyqësore, por sërish e kishte të pamundur të hynte në pronën e saj.
Gjatë kohës që proceset zvarriten, Fatmir Istrefi nisi një tjetër shkelje pasi pronarja Antoneta Kaiku i ndërpreu ujin dhe dritat. Ai hapi një kontratë në emër të një qiramarrësi të mëparshëm Agim Toptani, që ka ndërruar jetë në vitin 1978.
Qytetarja: Unë kam bërë një kërkesë për kthim emri.
Punonjësja: Më jep numrin e kontratës, ta shikoj në sistem!
Qytetarja: 7283, ka qenë emrin në Fatmir Kaikun, ka kaluar Agim Toptani, tani dua ta kaloj prapë Fatmir Kaikut. Se kam hequr picirin e zi, kam kaq vite, që në 2016-ën, por këtë e ka bërë qiraxhiu nga Fatmir Kaiku, në Agim Toptani në 2016-ën.
Punonjësja: Nuk e ke këtu!
Qytetarja: Shihe! E ka bërë ai. Unë e bëra mbylljen e sahatit, se e kisha në emër të tim shoqi dhe ky ka ardhur vetë në emrin e vet dhe ka kërkuar ndërrimin nga Fatmiri në qiraxhiun e kohës së Enverit, që ka 47 vjet, që ka vdek. Edhe ia kanë bërë!
Punonjësja: Për këtë pjesë nuk të jap dot përgjigjje!
Qytetarja: Po më thanë, që është bërë këtu tek “Pazari i Ri”. Agimi u ngrit nga varri? Ka vdekur, që në 78-ën!
Punonjësja: Nuk e di, se si kanë qenë procedurat në atë kohë, por sot di të them, që bëhet me çertifikatë pronësie.
Me kamerën e “Stop”, vetë Antoneta Kaiku u interesua dhe dorëzoi dokumentet, moment pas të cilit iu ndërrua emri i kontratës nga Agim Toptani në Antoneta Kaiku.
Qytetarja: Kam çu të gjithë dokumentacionin, se unë e mora edhe nga Kthimi i Pronave me çertifikatë pronësie, me të gjitha.
Pas verifikimit të OSHEE-së, është bërë ndryshimi i emrit nga Agim Toptani te Antoneta Kaiku.
Punonjësja: Po është në emër të Antoneta Kaikut.
Qytetarja: Ka kaluar? Është kthyer?
Punonjësja: Po!
Qytetarja: Ok, shyqyr! Më në fund!
Stafi teknik do të shkojë në objekt për të kryer ndërprerjen e energjisë elektrike.
Punonjësja: Teknika shkon në objekt brenda dy ditëve e deri në dy javë është afati i heqjes së matësit.
Çështja e mbetur është pezullimi i kontratës aktuale.
Punonjësja: Do të bëjë pezullim apo mbyllje?
Qytetarja: Pezullim për 6 muaj.
Më pas e zonja e kancelarisë me gazetaren, OSHEE-në dhe policinë shkuan në objekt për të ndërprerë energjinë elektrike.
Punonjësi i OSHEE: Matësi u nxor nga objekti. U spostua nga boksi elektrik për arsye teknike, bashkangjitur matësave të tjerë. Matësi është pa energji, sipas kërkesës së abonentit për pezullimin e kontratës./tvklan.al