Ministri i Jashtëm Igli Hasani ndodhet në Uashington, në Samitin e NATO-s të mbajtur me rastin e 75-vjetorit të Aleancës. Hasani ka qenë i pranishëm në një takim mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Përmes një postimi në rrjetin social “X” ministri shkruan se Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar për rritjen e përgjegjshmërisë në agjendën e Grave, Paqes dhe Sigurisë.

Hasani shkruan se në takim u diskutua roli kritik i grave në adresimin e sfidave të reja të sigurisë, luftimin e kërcënimeve terroriste, trajtimin e çështjeve mjedisore, si ndryshimet klimatike dhe ndikimin ndaj teknologjive të reja.

“Uashington/ Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar për rritjen e përgjegjshmërisë në agjendën e Grave, Paqes dhe Sigurisë. Në takimin e punës mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit diskutuam mbi rolin kritik të grave në adresimin e sfidave të reja të sigurisë, luftimin e kërcënimeve terroriste, trajtimin e çështjeve mjedisore, si ndryshimet klimatike dhe ndikimin ndaj teknologjive të reja”, shkruan ministri Hasani në rrjetet sociale.

/tvklan.al