Kancelari gjerman Olaf Sholz dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike për rreth një orë.

Zëdhënësi i Budenstagut tha se Scholz i bëri thirrje Putinit që të tërheqë trupat ruse nga Ukraina dhe “kërkoi nga Rusia gatishmëri për negociata serioze me Ukrainën për të arritur një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”.

Më herët ai kishte folur me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy  dhe se kancelari kishte rithënë se Gjermania do ta mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Zëdhënësi i Kremlinit, Peskov, e cilësoi si pozitive këtë telefonatë, pavarësisht mosmarrëveshjeve të thella. Sipas tij presidenti rus Putin tha se marrëveshjet e mundshme për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë duhet të mbajnë parasysh interesat e sigurisë së Rusisë, të bazohen “në realitetet e reja territoriale”, si edhe të trajtojnë shkaqet që çuan në këtë konflikt.

Ndërkohë, një burim presidenca ukrainase tha për agjencinë Reuters se Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy e paralajmëroi Kancelarin Scholz të mos bisedonte me Presidentin rus Vladimir Putin, pasi një veprim i tillë do të zbuste izolimin e udhëheqësit rus dhe do të zgjaste luftën.

Tv Klan