Droga kishte destinacion një nga portet e Ballkanit

Një sasi prej 70 kg kokainë është sekuestruar në Greqi. Droga kishte mbërritur me kontenierë nga Amerika e Jugut.

Mediat Greke shkruajnë se kokaina kishte destinacion një nga portet në Ballkanin Perëndimorë, por ende nuk dihet nëse do vinte në Durrës, apo do kalonte tranzit nga Shqipëria.

60 pako kokainë ishin fshehur brenda makinerive të ftohjes dhe operacioni është drejtuar nga DEA Amerikane në Athinë.

Tv Klan