Që prej nisjes së fushatës në zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike Eduard Selami ka folur për një garë të pabarabartë, por në takimin që pati me demokratët e njësisë 5 në Tiranë, rivali i vetëm përballë Lulzim Bashës paralajmëroi një rezultat jo të drejtë në favor të tij në 22 korrik.
“
Kjo garë është e pa barabartë dhe s’mund të prodhojë një rezultat të drejtë”.
Lulzim Bashën e sheh si të vetmin përgjegjës për disfatën e 25 qershorit, ndaj i kërkon të bëjë një analizë serioze për humbjen në zgjedhje.
“Hajde të bëjmë një analizë serioze. Ca i trembesh?! Më dil këtu përball, leri kamerat , ku i ke kamerat pse ke frikë?! Hajde të diskutojmë, unë mbaj përgjegjësi për gjërat e mia ti për të tuat. Ca është kjo, me pritat e kohës së vjetër”
Selami i ftoi demokratët e Tiranës që në 22 korrik të votbesojnë alternativën e tij përmes së cilës thotë se synohet rimëkëmbja e Partisë Demokratike.
Tv Klan