Prej disa kohësh, Miley Cyrus ka hapur një rubrikë në Instagram që titullohet “Live With Miley”, ku fton personazhe të famshëm që të bëhen pjesë e saj.
Ata ndajnë detaje interesante nga periudha e izolimit, por edhe jeta profesionale dhe ajo private.
E ftuara e rradhës ishte këngëtarja Selena Gomez, e cila për herë të parë rrëfeu se vuan nga bipolariteti.
Selena u shpreh se kur e kuptoi ndihej e tmerruar, por edhe e çliruar, se më në fund kuptoi arsyen pse prej shumë vitesh vuante nga depresioni dhe ankthi.
Në lidhje më rubrikën e Miley, këngëtarja tha se ajo kurrë nuk ka pasur frikë të marrë rreziqe dhe roli i ri duket se i përshtatet dhe po e shijon vërtet./tvklan.al