Sipërmarrësi Altin Prenga thotë se problemi më i madh që i ka ndikuar në mbarëvajtjen e punës gjatë këtij sezoni veror ka qenë ndërprerja e energjisë elektrike.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, sipërmarrësi Prenga thotë se një tjetër problem është rruga për të arritur në Lezhë, për të cilën thotë se është “e tmerrshme”.
Altin Prenga: Avantazhet më të mëdha që ka është efekti surprizë, nuk e presin njerëzit që të kemi njëfarë standardi. Mikpritja dhe akoma nuk kemi ndryshuar si njerëz është pikë e jona e fortë. Mikpritjen e gjen dhe rrugës.
Blendi Fevziu: Çfarë të ka mërzitur këtë verë?
Altin Prenga: Ne i kemi të zakonshme, Këtu ndahemi, jemi ne sipërmarrësit dhe shteti. Unë kam pasur probleme me dritat gjatë gjithë sezonit veror dhe kam akoma.
Blendi Fevziu: Kjo është e tmerrshme të ikin dritat në mes të sezonit.
Altin Prenga: Pastaj është rruga që veriu e ka më shumë problem se jugu me thënë të drejtën. Mbeturinat janë sistemuar shumë pak.
Blendi Fevziu: Sa orë do për të mbërritur në Lezhë?
Altin Prenga: Rruga është tmerr dhe nuk po punohet, shpresojmë ta bëjnë./tvklan.al