Vera e çdo viti sjell bashkë me vapën edhe pushimet e paharrueshme, fotografi e eksperienca në mal apo det. Veç këtyre, këtë të Shtunë në programin e Rudina në Tv Klan të ftuarit kanë sjellë në studio ‘suveniret’ e kësaj vere.

Nga shamia e kokës e deri te bastuni!

Politikania Lajla Përnaska ka sjellë një shami të verdhë të cilën thotë se e përdor gjithmonë për flokët gjatë verës.

“Është praktik, të ndihmon të paktën kur ke një gjatësi të caktuar flokësh, që i lidh. Krijon dhe stil të veçantë”, tha Lajla Përnaska.

Moderatorja e emisionit, Rudina Magjistari ka aksesorin që siç thotë ajo ka qenë i preferuari i secilit në këtë verë tejet të nxehtë.

“Shumë vajza dhe gra e kishin në çantën e tyre. Këtë e kam marrë në Spanjë, në Madrid.”

Bastun çobenjsh, ishte suveniri i verës së gazetares Rezarta Delisula.

“Ky bastuni është dru thane dhe ka jetëgjatësi të madhe, e ka të gdhendur kokën e kalit. Mua ngaqë më pëlqen turizmi malor, se unë jam dhe si Pepa Pig nuk nxihem fare. Një nga suveniret që mora në mal ishte dhe ky. I bërë nga ustallarët, e vëmë afër sobës, sa herë shkojmë në mal e marrim me vete për t’u mbrojtur.”

Ndërsa mjeku i njohur Skënder Brataj ka zgjedhur një çeleshe si suvenirin e verës së tij, pas së cilës ka një mesazh shumë të bukur.

“Ne djemtë e Kaninës sa mbaron Gushti, shqetësohemi për Gushtin që do të vijë sepse kemi një festë traditë tanimë të takimit të brezave dhe unë bëj moderatorin me kostum popullor, sepse po nuk njohëm të kaluarën nuk mund të kemi të ardhme. Ruajtja e traditës, e domosdoshme për këdo!”

Marçela Lati ka diçka që nuk e ka hequr kurrë darkave të verës, këmishën e bashkëshortit, të cilën e ka mbajtur veshur edhe sot.

Na favorizon moda se është over size. Darkat e freskëta dhe thosha që kjo këmisha më zgjidh punë.”

Xhani Demikën e kanë shoqëruar kudo syzet e tij shumë praktike.

“I vetmi aksesor që nuk e kam ndarë gjithë kohën. O Xhani s’ke një palë syze të tjera më thoshin?! Shumë praktike, thjesht i vë, janë me pasqyrë. Thoshin ça marke janë, i kam porositur online kjo është më e forta, te këto faqet dy dollarë. Dhe ja ku janë sot, ekzistojnë!/tvklan.al