Britania e Madhe do të goditet nga atentate terroriste të natyrës islamiste. Deklarata e fortë vjen nga shefi i MI5, shërbimeve sekrete britanike, Andrew Parker, në një intervistë eskluzive për prestigjozen
“The Guardian”
.
Parker zbuloi se në tre vitet e fundit, forcat anti-terroriste kanë shmangur të paktën 12 sulme terroriste kundër disa shënjestrave në Britaninë e Madhe.
“Kërcënimi nga terrorizmi, i përfaqësuar nga ISIS apo al-Kaeda është i vazhdueshëm, për pasojë niveli i alarmit në vend mbetet i lartë. Për Britaninë e Madhe, kjo është një ndër periudhat më të rrezikshme, gjatë gjithë karrierës sime 30-vjeçare”
, tha shefi i shërbimeve sekrete.
Sipas një vlerësimi të bërë nga autoritetet e sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar janë të paktën 3 mijë ekstremistë islamikë, potencial për sulme terroriste në vend, pjesa më e madhe e tyre me kombësi britanike. Siç theksoi edhe
“The Guardian”
, bëhet fjalë për intervistën e parë për një gazetë, e një kreu inteligjence në vendin ishullor në 107 vite histori të MI5.
Andrew Parker foli edhe për rolin e Rusisë në politikën e jashtme, duke e cilësuar një rrezik për stabilitetin e Britanisë së Madhe. Kremlini po vepron në mënyrë gjithnjë e më agresive duke përdorur organet shtetërore në mënyra tejet agresive, përfshirë propagandën, spiunazhin, apo edhe sulmet kibernetike.
Tv Klan