Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump dhe shefi i ri i NATO-s kanë zhvilluar bisedime mbi sigurinë globale.

Në një deklaratë të shkurtër të lëshuar nga NATO, sqarohet se Trump dhe Mark Rutte u takuan të premten në Palm Beach, Florida.

Rutte dhe ekipi i tij u takuan gjithashtu me kongresmenin Mike Waltz, i zgjedhuri i Trump për të qenë këshilltar për sigurinë kombëtare kur të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, dhe anëtarë të tjerë të ekipit të sigurisë kombëtare të Presidentit të ri të SHBA.

Ky është takimi i parë i Rutte me Trump që nga zgjedhja si President më 5 Nëntor. Rutte kishte uruar më parë Trump dhe tha se udhëheqja e tij do të jetë përsëri çelësi për të mbajtur të fortë Aleancën dhe se mezi priste të bashkëpunonte me të.

Klan News