Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Kreu i ri i policisë së Fierit Xhavit Shala, ka deklaruar menjëherë pas marrjes së detyrës, se forca goditëse ndaj krimit do të jetë më e fuqishme. Sipas tij lufta e policisë do të synojë edhe probleme të tjera, si prostitucioni, droga dhe trafiku klandestinë. Do të vihen përpara përgjegjësisë ligjore tha Shala, të gjithë personat që kanë kryer krime nga 97 e këtej, kjo në bashkëpunim me prokurorinë dhe gjykatën. Ai nënvizoi se komisariati i Fierit, do t’i nënshtrohet një ristrukturimi të plotë, gjë e cila sipas tij do të bëjë më rezultative luftën kundër krimit./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego