Emisioni “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e sotme i është dedikuar Shëngjinit e kryesisht Ranës së Hedhun. Gjatë vizitës së tij në Shëngjin, Blendi Fevziu ka zhvilluar edhe një intervistë edhe Rudina Dembacajn.

Dembacaj ndër të tjera teksa flet për Shëngjinin dhe Lezhën është shprehur se plazhi i Shëngjinit ofron një plazh familjar dhe me çmime të përballueshme ku për ushqimin e ka cilësuar si mbretëresha e kulinarisë.

Blendi Fevziu: Çfarë mund të bëjë një pushues në Shëngjin?

Rudina Dembacaj: Një pushues në Shëngjin mund të vijë me familjen, gjyshin, gjyshen dhe fëmijët.

Blendi Fevziu: Kryesisht është turizëm familjar?

Rudina Dembacaj: Është turizëm familjar, por nuk e përjashtojmë edhe jetën e natës që ka qenë një nga më cilësoret.

Blendi Fevziu: Ç’do të thotë jetë nate cilësore?

Rudina Dembacaj: Jetë nate cilësore do të thotë që ka këngëtare të afirmuar, ka masa sigurie të larta ka gjithashtu, edhe gama e koktejleve është pothuajse perëndimore. Parqet e lojrave janë shumë të mëdha në Shëngjin. Kalohet shumë mirë me fëmijë të vegjël duke qenë se rëra e Shëngjinit është shumë cilësore.

Blendi Fevziu: Pra ndryshe nga jugu që është kryesisht për jetë single dhe rinore këtu është pjesa familjare.

Rudina Dembacaj: Po është pjesa familjare sidomos e fëmijëve të vegjël është shumë praktike.

Blendi Fevziu: Po cilësia e ushqimit si është?

Rudina Dembacaj: Pastaj për ushqimin po flasim me mbretëreshën e kulinarisë së Shqipërisë. Mendoj që na ka ndihmuar shumë edhe konkurenca duke qenë se të parët që kanë hapur restorante në Lezhë ishin persona që kishin një anije për të kapur peshkun. Pastaj është shumë e zhvilluar edhe gjuajtja e karkalecit Vjolë dhe kjo gjë ka rritur konkurencën.

Blendi Fevziu: Është shtrenjt në Shengjin në raport me vendet e tjera?

Rudina Dembacaj: Në raport me vendet e tjera që nuk ka patur shumë fluks për shkak të çmimit Shëngjini ka qenë plot, sepse ofron për të gjitha kategoritë e xhepit./tvklan.al