Burim dhe transmetim bruceloza gjen në 23 rrethe të vendit. Fshatrat përreth Skraparit e Beratit po jetojnë me problemin e saj. Spitalet kurrë nuk rrinë bosh. Rreth 800 njerëz në vit preken nga bruceloza, shifër e shumëfishuar po të krahasohet me përpara viteve ‘90 ku shënoheshin 4 deri 5 raste. Infeksioni i brucelozës deri një vit më parë largohej me gjurmim deri në eliminim të kafshës së prekur. Strategjia e këtij viti, propozuar nga Instituti i Kërkimeve Veterinare Ministrisë së Bujqësisë, është vaksinimi, por do kohë dhe është i kushtueshëm.
“Lëvizja e pakontrolluar e kafshëve, moseliminimi rigoroz i kafshëve të diagnostikuar pozitiv ka bërë që ky infeksion të përhapet nga një rreth, pra rrethi i Përmetit të gjejë shtrirje në 23 rrethe. Duke u ndodhur përpara fakteve të tilla, Instituti i Kërkimeve Veterinare i propozoi Ministrisë së Bujqësisë ndryshimin e strategjisë së luftimit, çrrënjosjes së këtij infeksioni dhe tashmë duke filluar që nga viti 2003 ne kemi ndryshuar strategjinë, jemi futur në një strategji tjetër, kemi shtuar një komponent, komponentin e vaksinimit.”
Kryetarët e komunave në zonën e Skraparit ia kanë ngritur këtë shqetësim edhe ministrit të Bujqësisë Duka.
“Për gjendjen faktike të këtyre kafshëve dhe ne pastaj do t’ia çojmë kryetarit të Komunës, i cili ka ngritur shqetësimin dhe marr përsipër publikisht para tij që nëse… (do të takoni patjetër kryetarin e Komunës, shkoni atje, do të merrni një firmë nga kryetari i Komunës , do ta paraqesni informacionin me shkrim pranë ministrit dhe ne do të marrim masat që të zhduket 100% problemi.)”
Vaksinimi i të gjithë krerëve kushton 1 miliardë lek. Shifrat e prekshëmrisë nuk duken alarmante pasi jemi mësuar me to ndërsa për çrrënjosjen nga ky infeksion nuk bëhet fjalë. Arritje do të jetë po të ulet prekshmëria./tvklan.al