Disa muaj më parë, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi rastin e një të moshuari në Skrapar, që shiti delet por nuk mori dot paratë, sepse blerësi ndërroi jetë.
Pas transmetimit të këtij rasti, menjëherë nisën menjëherë procedurat ligjore për shlyerjen e shumës nga trashëgimtarët e të ndjerit. Pasi emisioni u lidh me përmbaruesin Ilia Elezi, ky i fundit arriti që të flasë me familjarët dhe të nxjerrë në ankand për shitje një pjesë të shtëpisë së tyre.
Përmbaruesi: Edhe ne jemi shumë të kënaqur që arritëm ta ekzekutonim dosjen në kohë rekord, dhe kjo për shkak se Nazifi e kishte çështje shumë të ndjeshme, siç e pamë të gjithë te emisioni Stop që e ndihmoi jashtë mase dhe ndikoi pozitivisht që të ekzekutohej kjo dosje në kohë rekord. Ajo që është më e ndjeshme në këtë pjesë është marrëveshja mes palëve, kreditore dhe debitore, për shkak se i ndjeri ka lënë një shtëpi shumë të vogël modeste, e cila ndahet në 3-4 pjesëtarë të familjes dhe shitja në ankand e një pjese të shtëpisë e cila është shumë e vogël, 70 apo 90 m2, do ishte shumë e vështirë për t’u shitur në ankand për shkak se asnjeri nuk është interesuar.
E veçanta në këtë histori është se prona u ble falë kontributit të besimtarëve myslimanë dhe hoxhës së zonës, ku banon djali të ndjerit. Pra, me paratë e shitjes, që janë rreth 20 milionë Lekë, familjarët paguajtën borxhin.
Z.Nazif, pas zgjidhjes së këtij rasti, shprehet i lumtur që arriti të marrë paratë.
/tvklan.al