Klodian Duro nuk është me trajner i Kamzes. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale klubi ka bërë të ditur vendimin e marrë për trajnerin. një ditë më parë Kamza humbi 3-1 me Teutën në shtëpi. Klubi shkruan se bashkëpunimi përfundon me kaq për shkak të mungesës së rezultateve.
Klodian Duro e mori drejtimin e Kamzës në fillim të shtatorit, duke pasuar Bledar Devollin, që u shkarkua pas 3 ndeshjesh. Në përballen e parë me Kastriotin Duropati sukses më pas mori 6 humbje dhe dy barazime. Skuadra gjendet në vendin e parafundit të renditjes.
Duro bëhet kështu trajneri i 6 që largohet në 12 javë Superligë.
Tv Klan