Edhe Bashkia e Shkodrës është bërë pjesë e platformës inovative të turizmit. Ky program që vjen në bashkëpunim me GIZ synon që të grumbullojë ide të reja që i shërbejnë rritjes së këtij sektori.
“Është një platformë shumë e rëndësishme inovative pikërisht ajo që i duhet vendit tonë për të gjeneruar të themi perspektiva, vizione më të freskëta, sepse këto ide dhe këto perspektiva të freskëta janë ato që i duhen një industrie turizmi veçanërisht të një momenti ku ndodhet dhe Shqipëria turistike.”
Autoritetet lokale janë të fokusuara në investimet në infrastrukturë si dhe në promovimin e destinacioneve turistike.
“Besoj se është një mundësi e mirë për të gjithë bizneset të cilat janë pjesë e kësaj strukture dhe pozicionimi që kemi si bashki. Ne po bëjmë punën tonë të rëndësishme që është infrastruktura, promovimi dhe pozicionimi.”
Ky program është shtrirë në të gjithë territorin e vendit.
Klan News