Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Shoqata “Save the Children” në Shqipëri, po ndihmon fëmijët shqiptarë, për të drejtat e fëmijëve, si dhe duke zbatuar projektin e shpërndarjes së materialeve shkollore në disa rrethe të Republikës së Shqipërisë.

Përfaqësuesi i Shoqatës “Save the Children”:- “Save the Children” në Shqipëri është një aleancë e degëve të tre organizatave me të njëjtin emër, “Save the Children” në SHBA, Mbretëri e Bashkuar dhe Norvegjinë. Synimi i kësaj organizate është implementimi i konventës për të drejtat e fëmijëve të miratuar në vitin 1989 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe e ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar në vitin 1992. Aktualisht projekti i shpërndarjes së materialeve shkollore e zhvilluar në disa rrethe të Republikës si në Skrapar, Gramsh, Has, Dibër, Tiranë dhe së fundi në Tropojë. Synimi i këtij projekti është ulja e përqindjes së braktisjes së shkollës nga nxënësit e arsimit të detyrueshëm 8-vjeçar. Gjej rastin të falenderoj autoritetet lokale të arsimit nëpër rrethe të cilat na kanë ofruar një bashkëpunim dhe ndihmë mjaft të ngushtë gjë që ka ndihmuar në realizimin sa më të shpejtë e të mirë të këtij projekti.  Gjatë shpërndarjes së materialeve shkollore në Tropojë konstatuam me kënaqësi që situata e rendit është mjaft e përmiresuar, gjë e cila na ka dhënë dorë dhe na ka ndihmuar shumë në shpërndarjen e materialeve siç ishte e programuar në të gjitha fshatrat e këtij rrethi”./tvklan.al