Vetëm pas pak minutash, në orën 18:00, televizioni Klan do të transmetojë ekskluzivisht shorteun e Ligës së Kombeve ku Shqipëria do të njihet me kundërshtarët e saj. Kombëtarja e cila ka kaluar në Ligën B  pretendon që të kategorizohet në Ligën A.

Ndeshjet e Ligës së Kombeve do të zgjasin nga shtatori  deri në nëntor. Shpërblimi do të jetë dybileta  për në Botëror që është edhe synimi më i madh i FSHF. Por në vetvete, çfarë rëndësie ka ky short edhe për vetë komëbtaren? Gazetari i sportit, Erion Todhe shpjegon për “Rudina” se rritja e pritshmërive të kombëtares është pozitive dhe duhet që të shpresojë që në këtë shorte të ketë përballë kundërshtarë të fortë. Kjo do të ndikojë në përparimin e mëtejshëm të kombëtares kuqezi.

Erion Todhe: Mendimi im dhe besimi im, me ekipe si Austria, Çekia, Anglia, Uellsi, Islanda, Norvegjia, Turqia dhe Greqia, unë shpresoj dhe unë besoj që kombëtarja duhet të synojë dhe të shpresojë që të ketë kundërshtarë sa më të fortë. Pse? Ne gjithmonë si futbolldashës, si tifozë gjithmonë mendojmë sa mirë që kemi skuadra të vogla, që të kualifikohemi, që të fitojmë sepse dëshira e tifozëve në stadium është që të shohim kombëtaren të fitojë, por nga ana tjetër unë dua të them këtë, që shpresojmë që skuadra kombëtare e drejtuar nga Sylvinho t’i bjerë në short skuadra sa më të forta në mënyrë që ekipi të rritet, në mënyrë që ajo çka neve realizuam, ajo çka neve arritëm në kualifikueset e Europianit, ka pasur një ndikimin e vet edhe në mentalitetin e futbollistëve sepse rrit vetëbesimin duke fituar, por duke u përballur me skuadra të vogla, atëherë edhe ne do biem me skuadra të vogla ndërsa duke u përballur me skuadra të mëdha atëherë do të rritet niveli, do të rritet oreksi, do të rriten pritshmëritë, do të rriten kërkesat e futbollistëve për t’u përballur me to dhe do të rrisin edhe cilësinë. Kjo do të na sjellë pastaj në kualifikueset e radhës një peshë më të madhe në arenën ndërkomëbtare si kombëtare, një peshë më të madhe edhe të futbollistëve vetë./tvklan.al