Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë në “Signal Iduna Park”, aty ku pritet të mbizotërojnë tifozët kuqezi në mbështetje të Kombëtares.
Trajneri ka provuar dhe disa vendosje taktike, ndërkohë që përsa i përket formacionit duke përjashtuar ndonjë surprizë të minutës së fundit, Shqipëria pritet të zbresë në fushë me modulin e zakonshëm, 4-3-3. Për portën Berisha. Në qendër të mbrojtjes është Gjimshiti, Ajeti ose Ismajlit, nga krahët Mitaj dhe Hysaj. Në mesfushë Asllani dhe Ramadanin, ndërsa Bajrami pak më i avancuar. Sulmi sërish me Asanin, Seferin dhe Brojën në qendër.
Në kampin e Italisë, Spalletti është përpjekur të ruajë gjithçka surprizë. Për këtë arsye, stërvitja e ekipit është bërë në qendrën ku është instaluar Kombëtarja. Mendohet që në mbrojtje të rreshtohen 4 lojtarë me modulin 4-2-3-1. Para Donnarummës do të vendosen, Di Lorenzo, Mancini Bastoni e Dimarco.
Në mesfushë, Barella është rikuperuar dhe do të jetë në qendër me Jorginhon, teksa i padiskutueshëm në majën e sulmit duket Scamacca, që do të mbështetet nga Chiesa Fratessi dhe Pellegrini.
Tv Klan