Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Vazhdon seriali i shtyrjeve të seancave të dosjes së 14 Shtatorit. Sot në Gjykatën e Faktit në Tiranë janë ulur sërisht përball njëri-tjetrit, prokurorët, gjyqatrët dhe të pandehurit e superdosjes së 14 Shtatorit ’98. Por nuk ishte e thënë që të vazhdonte gjatë.

Mungesa dhe sot e dëshmimtarëve ka bërë që prokurori Nasip Naço të kërkoj shtyrjen e seancës gjyqësore si dhe pezullimin e afateve të paraburgimit për të pandehurit. Kjo kërkesë e akuzës ka sjellë dhe zemërimin e avokatëve mbrojtës të cilët nuk kanë kursyer replika me tone të ashpra ndaj prokurorëve.

Avokatët mbrojtës e quajtën këtë proces gjyqësor farsë dhe të fëlliqur, si dhe prokurorët të pazot dhe topa futbolli, që kanë nxehur përfaqësuesit e akuzës madje dhe gjyqatarin Arben Micko, i cili është mbajtur nga kryegjyqatri i dosjes Pasho. Një nga avokatët deklaroi se sa kohë që dëshmimtarët e akuzës që janë ndërkohë buxhetor të shtetit dhe punonjës të policisë apo Gardës së Republikës, do të thirren si dëshmimtar të akuzës ata nuk do të vijnë asnjëherë të dëshmojnë.

Kemi burime të brendshme tha avokati që këta dëshmimtar policë do dëshmojnë dhe do të mbrojnë të pandehurit aktual të 14 Shtatorit vetëm nëse vijnë në cilësinë e dëshmimtarëve të mbrojtjes. Në fund të seancës trupi gjykues vendosi shtyrjen e saj më datë 20 Gusht dhe sjelljen me forcë të dëshmimtërëve nga akuza./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj