Është shtyrë për herë të 12 – të seanca gjyqësore ndja Emiliano Shullazit.
Shkak mësohet të jetë bërë gjendja shëndetësore e Shullazit, i cili pak ditë më parë u shtrua në spital për një ndërhyrje kirurgjikale.
Ashtu sikurse edhe javën e shkuar, në seancën e ditës së sotme ishte parashikuar ballafaqimi mes Shullazit dhe dëshmitarit të mbrojtur Ylvi Beqja.
Seanca e radhës është parashikuar të zhvillohet më datë 24 Shkurt, në Gjykatën e Krimeve të Rënda./tvklan.al