Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në Gjykatën e Faktit në Tiranë është shtyrë sot seanca gjyqësore për vendosjes e masës së sigurisë, për të akuzuarin Sali Lushaj. Seanca e sotme është shtyrë nga gjyqtari Artur Gaxhi, pasi prokurori i çështjes Ylli Bedalli, ndodhet jashtë kryeqytetit. Vendosja e masës së sigurisë për Sali Lushaj, do të kryet në datën 1 Mars.

Sali Lushaj akuzohet si pjesëmarrës organizativ në kryengritjen e armatosur të 14 Shtatorit, si dhe për arratisjen nga masa e arrestit të shtëpisë. Ai ndodhet i burgosur në qelitë e paraburgimit 313, pasi hetimet e ngjarjes, së 14 Shtatorit 98, ende nuk janë mbyllur. Ndërsa vetë i pandehuri Lushaj, sot i është drejtuar Gjykatës së Faktit të Tiranës, me një letër ankesë, ku kërkon që në bazë të ligjit hetimet të deklarohen të mbyllura, pasi ka kaluar afati i parashikuar./tvklan.al