Vetëm 9 ditë kanë mbetur nga Euro 2024. Numërimi mbrapsht duket se ka emocionuar edhe shqiptarët nëpër botë që duan të ndjekin ndeshjet ekskluzive që do të transmetohen në Tv Klan.

Mira, një telefonuese nga Italia në “Aldo Morning Show” në Tv Klan ishte një prej atyre që shprehu interes për të ditur si do të mund të ndjekë përballjet e ekipeve në fushën e blertë. Moderatori Aldon Lipe shpjegoi hollësisht si janë rregullat e transmetimit për Shqipërinë dhe përtej saj.

Mira: Unë jam një abonente e DigitAlb.  Si mund t’i shikoj ndeshjet unë?

Aldo: Në Itali apo në Shqipëri?

Mira: Në Itali, flasim për këtu. Jam e abonuar te DigitAlb.

Aldo: Janë ca rregulla që në evente të tilla si Botërori apo Europiani, i vendos UEFA. Pra edhe UEFA nuk është se pyet shumë as për njërin, as për tjetrin, këto janë rregulla dhe pikë, që do të thotë të 51 ndeshjet e këtij viti të Euro 2024 do shihen kush është në Shqipëri në rrjetin DigitAlb Tokësor, pra ndeshjet janë falas dhe janë ekskluzive në Klan HD dhe Klan Plus, flasim për Shqipërinë. Pra familjarëve të tu mund t’u thuash që e shihni falas në Klan HD dhe në Klan Plus. Ndërsa, si puna jote, në satelit, platforma OTT që janë me internet dhe rrjetet kabllore, Europianin e futbollit nuk do të mund ta shohin në ekranin Klan HD dhe Klan Plus, por vetëm në dy kanalet e dedikuara Klan Sport 1 dhe Klan Sport 2.

Mira: Kuptova.

Aldo: Prit se nuk kemi mbaruar. Kjo histori vetëm nëpërmjet platformës satelitore dhe partnerëve distributorë të kompanisë Tring. Pra Klan Sport 1 dhe Klan Sport 2 vetëm nëpërmjet platformës satelitore dhe partnerëve distributorë të kompanisë Tring.

Mira: Tani e kuptova.

Aldo: Marrje? Pra shprehjen e bukur, filloi Europiani, të gjithë sytë te Klani!/tvklan.al