Xhesi Loci është 25-vjeçari që përtej profesionit si financier ka ushqyer pasionin për paletrën. Dhe kjo i ka rezultuar jo kot.
Ai ka korrur në fund frytet e suksesit me shpalljen si kampion Europe dhe Ballkani në disiplinën e bodybuilding.
Prej 10 vitesh ai merret rregullisht me palestër, ndërsa që prej vitit 2015 merr pjesë për të parë në kampionat të tillë.
Ai na tregoi gjatë emisionit “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan se si nis përgatitja e tij për një kompeticion të tillë.
“Mëngjesi im në fazën e përgatitjeve të garave fillon në orën 06:00. Zgjohem. Përgatis vaktin e mëngjesit. Përgjithësisht ka qenë një smoothie që e përgatisja gjithmonë vetë, me proteinë, me vezë, me tërshërë.
Përgatisja edhe rrobat që i marr gjithmonë me vete për shkak se kam edhe punën që vazhdoj direkt pas përgatitjes së mëngjesit që bëj.
Në orën 07:00 shkoja në palestër. Kryeja pjesën e stërvitjes së muskujve të barkut, kardion, e cila kjo pa konsumuar vaktin që merrja me vete. Në orën 08:00-08:30, filloja orarin e punës.
Jam financier, punoj në një firmë private. Në orën 16:00 mbyllja orën e punës dhe pastaj kthehem sërish në palestër.
Mbaroj stërvitjen time. Pastaj sërish kisha personal training, sepse punoj në orët e pasdites. Deri në orën 21:00 mbaron aktiviteti im ditor. Pastaj direkt në shtëpi, qetësohem, takoj familjen time”, tha ai./tvklan.al