Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Ka udhëtuar me kamionin e tij personal nga Greqia në Shqipëri, për të ekspozuar skulpturat e tij në Galerinë Kombëtare të Arteve. Vito Bullar është skulptori gjerman që prej disa vitesh jeton në qytetin Zakinthos të Greqisë. Ndihet shumë entuziast për ftesën që ka marrë nga drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve Abaz Hado.

“Më kanë thënë, se shqiptarët janë shumë të interesuar për artet, ndaj dhe thashë, pse jo Shqipëria të mos jetë e udhëtimit tim? Projekti i ekspozimit të veprave të mija përfshin udhëtimin në disa kryeqytete, ku një pjesë të mirë të tyre do t’ia arrijë me kamionin tim”.

Janë 62 punime kryesisht në bronz, poliestër dhe plastikë. Skulpturat do të vihen një pjesë në oborrin e galerisë dhe disa në ambientet e brendshme të saj. Bullar ka lindur në Berlin dhe ka studiuar për 5 vite në Firence Artet e Bukura. Ai është i tërhequr nga format e buta dhe abstragimet e formës njerëzore./tvklan.al

Gazetare: Mira Kazhani