Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Kandidati republikan për president të SHBA Xhorxh Bush, e ruajti të hënën kryesimin prej 3 pikësh ndaj demokratit Al Gore, konkludon një sondazh i Reuters. Sondazhet shtetërore tregojnë se Al Gore po e rrit kryesimin e tij në Floria, duke parakaluar Bushin, në Pensilvani dhe duke e mbyllur boshllëkun në shtetin e tij Tenesi. Sondazhi në shkallë kombëtar i ndërmarrë për tre ditë, nga 1213 persona, tregoi se guvernatori i Teksasit, kishte marrë 45% të votave, ndërsa presidenti aktual 42%. Rezultatet tregojnë se Al Gore ka arritur kryesimin e tij në shtetin kryesor të Floridas me 11%./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj