Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Në vrapimin 60m fitojnë atletët e Tiranës, Leonard Pipa për meshkuj dhe Monika Bakllava për femra. Në garen 60m me pengesa fiton Suela Zogaj e Tiranës. Në kërcim me shkop fiton Adrian Misha i Dinamos dhe në gjyle për meshkuj fiton Admir Dizdari, për femra Valbona Luka e Partizanit. Në kërcim së gjati fiton Admir Bregu i Vllaznisë dhe për femra Laura Derhemi e Tiranës. Në garën 400m për femra fiton Klodiana Shala e Tiranës. Në 200m për femra Albana Xhani me 26.5. Le të ndjekim intervistën me sekretarin e federatës së Atletikës Fiqiri Guri.
Fiqiri Guri:- Ky aktivitet pati si qëllim të shohë gjendjen e atleteve dhe duke patur parasysh që është kampionati i shtatë do të seleksionohen disa pjesmarrës për garat në Greqi. Qëllimi tjetër është edhe që atlti ka nevojë të marri pjesë nëpër gara, sa më shumë gara të ketë aq më mirë për atë dhe trajneri bën rregullimet e nevojshme për të arritur pastaj në garat kryesore./tvklan.al