Pasi ndau në programin “Rudina”  në Tv Klan detaje nga lidhja e tij e re të cilën e ka bërë publike përmes një postimi në rrjetet sociale, Stefi Prifti theksoi edhe diçka shumë të rëndësishme.

Si një marrëdhënie që ka lindur 7 vite pas humbjes së gruas së tij, për të ishte shumë e rëndësishme të merrte miratimin nga dy vajzat. Me shumë mirënjohje, Stefi thotë se vajzat e mirëkuptuan dhe e kanë takuar partneren e tij të re.

Stefi Prifti: Rëndësi ka edhe një detaj tjetër që pata mirëkuptimin e vajzave të mia, sepse ai ishte një problem shumë i rëndësishëm për mua, në atë moment kur… Por gjeta mirëkuptimin e tyre, pasi ato e njohën nga afër, kontaktuan me të, biseduan, qëndruan gjatë, kështu që ndihem shumë mirë për këtë. Kaq.

Këngëtari shtoi se është i vetëdijshëm se në të ardhmen nuk do mund t’i shpëtojnë ndonjë fotoje, por do të zbulojë më shumë me kohën. Ai shprehu vlerësimin për partneren dhe shtoi se është një marrëdhënie në distancë, pasi ajo nuk jeton në Shqipëri.

Stefi Prifti: Unë e vlerësoj shumë atë femër, jashtë mase, kam konsideratat e mia doemthënë sepse  është një njeri shumë i veçantë. Rrallë mund të ketë njerëz të tillë, jo vetëm në kuptimin e marrëdhënies që kemi ne si të dashur, por edhe në kuptimin njerëzor dhe të sakrificës për mënyrën se si i zgjidh gjërat dhe se si ne i kemi dhënë drejtim. Por është një dashuri në distancë, ka vështirësitë e veta./tvklan.al