7 vite më parë,  Stefi Prifti humbi bashkëshorten e tij e cila la pas edhe dy vajza. Herë pas here, Stefi e ka shprehur dhimbjen dhe brengën në intervista, por krejt papritur në jetën e tij ka ardhur një mundësi për një fillim të ri.

I shoqëruar nga vëllai i tij, Endri në programin “Rudina” në Tv Klan për të folur mbi projektet e reja dhe verën që lamë pas, biseda u ndal në një postim shumë domethënës të këngëtarit.

Më 23 Qershor, në ditëlindjen e tij të 55-të, Stefi postoi një foto ku shihen dy duar shoqëruar me një diçiturë ku konfirmon se po përjeton një dashuri të re. Mes emocionesh,ai rrëfeu për fillimet e kësaj marrëdhënieje për të cilën nuk ka qenë në kërkim, por ka nisur nga diçka krejt e zakonshme: një telefonatë pune.

Ajo që mund të them është që as nuk e kërkova, as më kërkoi në kuptimin që nuk u njohëm as në koncerte, as në club-e, as në bare, por u njohëm përmes një telefonate pune, prej së cilës rrodhën disa telefonata të tjera dhe mua m’u krijua një emocion, një ndjesi për zërin, mënyrën e komunikimit, edukatën. Këto ishin elementët e parë që krijuan këtë lidhje që tashmë unë e kam deklaruar dhe është e vërtetë”, u shpreh Stefi./tvklan.al