Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

“Ty do të të marr unë në punë”, Rama i premton punësim pensionistit


Kryeministri Rama ishte sot në një takim me të moshuar në qytetin e Durrësit, për të folur për skemën e pensioneve.Gjatë bashkëbisedimit nuk munguan shkëmbimet e batutave më pensionistët, disa prej të cilëve e ngritën në qiell punën e tij e të tjerë shprehën hapur pakënaqësinë për masën e pagesës mujore.

“Na e nxiu kadastra, ka ndërru 5 drejtorë”, noterja sorrollat 5 vjet qytetarin


Jemi në njësinë administrative numër 6 me zotin Bardhosh Dauti, i cili nuk po arrin dot të regjistrojë pronën. I është drejtuar noteres Gentiana Brati, ku ka bërë dhe celjen e trashëgimisë së nënës dhe deklaratat për heqje dorë të trashëgimtarëve të tjerë nga pasuria. Bëhet fjalë për një shtëpi 43 m katrorë në njësinë 6. Bardhoshi thotë, se kjo histori ka prej vitit 2019 dhe ai nuk është pajisur kurrë me hipotekë. Para një viti kreu veprimet e fundit dhe noterja i tha të mos kthehej më në zyrën e saj.Në një bisedë me qytetarin, noterja fajëson Kadastrën.Ne u interesuam në Kadastër, ku na u tha, që për këtë rast, janë të administruara celja e trashëgimisë dhe 4 deklarata për heqje dorë nga pasuria. Por duhen bërë aplikimet përkatëse, pasi janë të tatueshme. Ndaj dhe cështja ka mbetur pezull.Rikthehemi në zyrën e noteres Gentiana Brati, por ajo sërish bën fajtore Kadastren dhe nuk pranon, që deklarata për heqje dorë nga pasuria, është e tatueshme.

“S’kemi informacion”, pajisja e matjes së kockave s’punon prej 5 muajsh


Në redaksinë tonë ka ardhur një ankesë për Poliklinikën e Specialiteteve nr. 3, pasi prej 6 muajsh nuk funksionon pajisja e matjes së dendësisë së kockave. Këtë e kemi provuar edhe me kameran e fshehtë, ku punonjës të Poliklinikës e pranojnë, që pajisja nuk punon, por nuk dinë a do të rregullohet dhe kur. Madje disa pacientë janë detyruar, që t’i drejtohen privatit, ku cmimet variojnë nga 40-77 mijë lekë të vjetra, në varësi të zonës, që ekzaminohet.Ne takuam drejtoreshën e Poliklinikës Lidra Zikaj, e cila thotë, se është në dijeni të problemit dhe që në maj i ka bërë shkresë Ministrisë së linjës, por ende nuk është rregulluar. Ajo premton, që në fillim të nëntorit pajisja të rregullohet.