Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Mos e humbisni reagimin e papagajve, kur lahen për herë të parë


Një video tregon, sesi reagojnë papagajtë, kur lahen për herë të parë. Një qen-robot i prodhuar në Kinë ecën me 6 metra për sekondë e nuk ndalet nga asnjë pengesë.Pamjet e filmuara nga një liqen i ngrirë në Alaskë, janë spektakolare.Nga sipërfaqja e ngrirë duket të mënyrë të përsosur cdo gjë poshtë.

Zjarri nga shkëndija i shkrumboi biznesin, kërkon dëmshpërblim


Altin Dedej, një qytetar nga Lushnja, tregon, se në shtator 2023, zjarri i ka djegur biznesin, ku kishte materiale ndërtimi dhe një makinë audi. Ai thotë, se ka pamjet filmike, ku duket, që shkëndija elektrike e ka shkaktuar zjarrin. Për këtë arsye Altini kërkon dmshpërblimin, që mendon se i takon.Në këto kushte, iu drejtua Zyrës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ku i thanë, se duhet t’i drejtohet gjykatës.Në shkresën e prokurorisë së Fierit për këtë ngjarje, shkruhet, se në bazë të ekspertizave, shkak i zjarrit mund të jetë shkëndija elektrike. Drejtoria e Oshe-së Berat nuk e ka pranuar këtë konkluzion, pasi sipas saj, kabllot kanë qenë në rregull. Ne iu drejtuam Drejtorisë Qendrore të OSHEE-së, për të pyetur për një marrëveshje dhe na u tha, se duhet të shihet nga grupet e ekspertëve të këtij institucioni, të cilët nëse nuk binden, se shkëndija ka qenë shkaku i zjarrit, qytetari duhet t’i drejtohet gjykatës.

“Institucionet thonë në rregull, banorët ankohen”…sherr për zhurmën e lavazhit


Në lagjen 5 në Durrës, në bllokun e banimit, ndodhet një lavazh, i cili në vitin 2019, kur nisi aktivitetin, u pajis me leje të tipit C, që jepej nga Ministria e Mjedisit, Agjencia e Mjedisit. Sot është institucioni vendor, që bën monitorimin e parametrave, merr masa, vendos gjobat, apo mbledh taksat. Njëri prej banorëve ankohet, se ky subjekti në fjalë, prej vitit 2019 e deri më sot, është kthyer në një shqëtësim, sepse shkakton zhurma.Problem për zhurmat ka pasur dhe ka edhe një shkollë, që ndodhet pranë lavazhit.Administratori i subjektit shprehet, se institucionet i thonë, se është në rregull,ndërsa banorët ankohen.në këto kushte ai thotë, se nuk di, se cfarë zgjidhje t’i japë problemit./tvklan.al