Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
“Termet..”, Berisha si Gjinkuri, çfarë po paralajmeron doktori
Kreu demokrat Sali Berisha tha sot në parlament, se bota po përballet me një tërmet, që pas SHBA-ve, e ndjen më shumë Shqipëria.Në deklaratën e tij, Berisha iu referua ardhjes së presidentit Trump në krey të Shtëpisë së Bardhë dhe masave të fundit, që ai ka ndërmarrë.
“Shkove me atë ku**ven tjetër”, ndahen, partnerja i nxjerr fotot intime
Një qytetar nga Elbasani është drejtuar në “Stop”, pasi tregon, se kur u nda nga e dashura, me të cilën kishte bashkëjetuar për pak kohë, ajo hapi adresa false në Instagram dhe tik tok, ku postonte foto nudo të ish-partnerit. I riu thotë, se është drejtuar pranë zyrës së krimit kibernetik në Policinë e Elbasanit dhe nuk i është marrë denoncimi. Pak ditë më vonë ai shoqërohet në komisariat, pasi vajza kishte bërë denoncim të njejtë, por djali thotë, se fotoja, që ai kishte postuar ishte pa fytyrë dhe dukeshin vetëm flokët. Ai thotë, se kishte postuar, që ta shihte vetëm ajo dhe jo të tjerët. Megjithatë postimet në tik tok vazhdojnë dhe kërkesa e tij është, që të fshihen fotot e videot intime dhe ato adresa të mbyllen.Në një bisedë me ish-të dashurën, kjo e fundit, i thotë, që nuk ia fal, që e la.
E trishtë, 14 vjeçari me deformim të shtyllës kurrizore pret jetën e re
Agimi, 14 vjeç, po lufton çdo ditë me dhimbje të forta dhe një deformim të shtyllës kurrizore, që tashmë ka prekur organet e tij. Nuk mund të flejë, nuk shkon në shkollë dhe është i izoluar brenda katër mureve, duke humbur çdo mundësi për një fëmijëri normale. Operacioni kushton 29 mijë euro, por familja e tij nuk ka mundësi ta përballojë. Çdo ditë, që kalon, e përkeqëson gjendjen e tij dhe nuk ka më kohë për të pritur. “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” bëjnë apel për të ndihmuar Agimin, duke hapur dhe një llogari gofundme për të mbledhur kontribute për të.