Emisioni Stop në Tv Klan është ndalur tek një problematikë në Federatën Shqiptare të Ndeshjes së Lirë, që nuk kishte regjistruar 3 sportistë të MMA-së për në kampionatin e zhvilluar në Abu Dabi në muajin Korrik.

Trajneri Naim Seferi shpjegon se pagesën për anëtarësim e kanë bërë dhe kanë qenë pjesëmarrës në kompeticione të tjera brenda vendit apo dhe në Ballkan.

Naim Seferi, trajner MMA: Problemi im lidhet konkretisht me sportistët. Ne u prezantuam në Abu Dabi për kampionatin botëror të MMA-së me 3 sportistë; Ali Baholli 2007, Asim Seferi 2008 dhe Valentin Zefi 2009. Këta sportistë kanë bërë edhe aktivitete të tjera në Shqipëri. Në MMA janë kampionë kombëtarë që të tre, por edhe në disiplina të tjera si mundja, boksi, kikboksi, xhudo edhe janë sportistë shumë të përgatitur, pavarësisht se janë të rinj realisht kanë goxha arritje personale. Shkuam atje edhe na është mohuar pjesëmarrja në atë event me arsyetimin që Federata Shqiptare e Ndeshjes së Lirë nuk ka çuar një shkresë që këta sportistë janë pjesë e një ekipi kombëtar ose kanë marrë pjesë në evente kombëtare dhe kjo lloj gjëja na penalizoi. Në Kampionatin Ballkanik morëm 4 vende të para, ky 2 nga këta ishin kampionë Ballkani, pra Asim Seferi dhe Valentin Zefi. Kishim shumë shpresa edhe për botërorin realisht sepse edhe moshatarët e tyre që ne bënim stërvitje të përbashkëta dukeshin që kanë goxha talent, na u mohua kjo pjesëmarrje. Arsyeja që na u tha është që Federata Shqiptare nuk e ka sjellë këtë shkresën, miratimin që le të marrin pjesë. Kundrejt Federatës Shqiptare ne kemi shlyer çdo detyrim financiar që janë tarifa e federimit dhe pjesëmarrja 20 mijë Lekë në vit në total. I kam kërkuar Presidentit z.Arjan Rizai një faturë fiskale që ne po paguajmë diçka por që nesër pasnesër si rasti që jemi gjetur mat, më ka sjellë vetëm faturë që është preventiv, kështu i lëshojmë. Kemi humbur çdo lloj mundësie kontakti me atë, nuk dimë më si të komunikojmë, për këto arsye i jemi drejtuar emisionit Stop me shpresën që kjo situatë do ndalojë këtu, nuk do jetë më.

Babai i sportistit Valentin Zefi, tregon se çfarë ndodhi me udhëtimin në Abu Dabi dhe si u braktisën sportistët nga presidenti. Bëhet fjalë për një sportist, që në Kampionatin Ballkanik që u zhvillua në Tiranë të MMA-së, mori çmim të parë për peshën dhe moshën e vetë.

Prindi i sportistit: Përshëndetje! Jam babai i Valentin Zefi. Valentin merret kryesisht me sport, me sportin e MMA-së, në të cilin ka marrë disa medalje, vend të parë. Gjithashtu dhe në kampionate të tjera kombëtare, që janë zhvillluar të mundjes, kick-boks etj, ka marrë vend të parë për peshën dhe moshën e tij. Në Kampionatin Ballkanik, që u zhvillua në Tiranë të MMA-së gjithashtu mori çmim të parë për peshën dhe moshën e vetë. Duke parë këto rezultate të mira,Valentini së bashku me 3 sportistë të tjerë dhe me trajnerin Naim Seferi, vendosën që të ikin në Abu Dabi për Kampionatin Botëror të MMA-së, që u zhvillua para pak kohësh. Kur kanë vajtur atje për t’u regjistruar, organizatorët e kampionatit iu kanë thënë që ju nuk jeni të regjistruar dhe nuk mund të merrni pjesë, për shkak se ju nuk jeni të regjistruar nga Federata e MMA-së në Tiranë dhe emrat tuaj nuk figurojnë në listat e pjesëmarrësve. Tani arsyeja që këta nuk morën pjesë duket si absurde, sepse derisa sportistët kanë merita dhe duan të marrin pjesë në një kampionat, Federata Shqiptare duhet t’i mbështesë, jo të mos firmosë, mos t’i dërgojë. Këta kanë ikur me shpenzimet e veta, tani shpenzimet nuk është ndonjë problem i madh, por problemi është, pse të mos mbështeten fëmijët, që ëndrrat e tyre të bëhen realitet.

Gazetarja e emisionit Stop prej javësh është përpjekur që të takohet me Presidentin Arjan Rizaj, por ai preferoi të fshihet dhe të mos japë shpjegim për këtë situatë.

/tvklan.al