Të paktën 17 persona u plagosën si pasojë e sulmeve ruse në qytetin qendror të Ukrainës, Kryvyi Rih.
Një oficer policie dhe një punonjës shpëtimi janë në mesin e të plagosurve nga këto sulme të cilat dëmtuan një ndërtesë administrative, një hotel dhe një shkollë.
Ushtria e Kievit tha se Rusia kishte lëshuar dy raketa balistike ndërsa theksoi se mbrojtja e saj rrëzoi 31 nga 49 dronët rusë në të gjithë vendin.
Alarmet e sulmeve ajrore u dëgjuan dy herë në kryeqytet gjatë natës dhe zgjatën gjithsej tre orë. Rreth 10 dronë u shkatërruan pranë Kievit dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Rajoni i Lviv pranë kufirit me Poloninë ishte gjithashtu në shënjestër të një sulmi me dron i cili nuk shkaktoi dëme.
Klan News