Presidenti i Republikës ende në detyrë, Bujar Nishani ka shprehur ngushëllimet për viktimat e akteve terroriste në Arenën e Manchesterit dhe solidaritetin me qytetarët e autoritetet britanike.

Sulmi ndodhi mbrëmjen e së hënës dhe bilanci i viktimave ka shkuar në 22, ndërsa 59 persona janë plagosur.  

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani shpreh hidhërimin e thellë mbi viktimat e pafajshme dhe të plagosurit e shumtë të akteve të mbrëmshme terroriste në Arenën e Mançesterit në Britaninë e Madhe.

Presidenti Nishani i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve e të dashurve të viktimave dhe autoriteteve britanike, ndërsa të lënduarve u uron shërim sa më të shpejtë.

Në solidaritet të plotë me qytetarët dhe autoritetet britanike, Presidenti Nishani i dënon me forcë këto akte mizore dhe nxitësit e tyre, duke theksuar se terrorizmi nuk do të arrijë t’i mposhtë e gjunjëzojë vendet e shoqëritë e lira”./

tvklan.al