Sulmi nga hakerat iranianë ndaj INSTAT disa ditë më parë erdhi si pasojë e një emaili “grep” dhe më pas u përhap në të gjithë sistemin.
Kështu ka thënë kreu i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike në Shqipëri, Igli Tafa, gjatë një interviste për emisionin Opinion në Tv Klan.
Ai ka shpjeguar se emaili phishing, siç quhet në gjuhën teknike ose një email mashtrues, i ka shkuar një përdoruesi i cili e ka hapur këtë email që më pas ka rezultuar të jetë një sulm kibernetik.
Igli Tafa siguroi se të dhënat e Censit nuk janë prekur pasi nuk janë të lokalizuara në ambientet e INSTAT.
Blendi Fevziu: Tek INSTAT çfarë është sulmuar?
Igli Tafa: Te INSTAT ka ndodhur sulmi si pasojë e një email phishing, phishing quhet një email i cili provokon një përdorues. Porta hyrëse ka qenë mail serveri, ka qenë një exchange mail serveri në version jo i ri, dhe si pasojë e kësaj…
Blendi Fevziu: Pra përmes një emaili ka ndodhur?
Igli Tafa: Përmes një emaili, pastaj është marrë ka kapur administratorin domaini dhe pastaj që aty ka kapur gjithë sistemin.
Blendi Fevziu: Po pse pretendoni ju që Censusi është i paprekur?
Igli Tafa: Sepse Censusi është totalisht në një vend tjetër, në një palë të tretë i izoluar, nuk është në ambientet e INSTAT. Nuk kemi gjetur as edhe një gjurmë që të ketë lidhje.
/tvklan.al