Kryeministrja daneze Mette Frederiksen është në shok pasi u sulmua nga një burrë në qendër të Kopenhagës.
Policia daneze njoftoi se e ka arrestuar autorin dhe është duke e hetuar incidentin por nuk ka dhënë hollësi të tjera në deklaratën e lëshuar për mediat.
Frederiksen ishte duke marrë pjesë në një ngjarje për zgjedhjet për Parlament Evropian së bashku një kandidate social-demokrate.
Është e paqartë nëse kryeministrja është lënduar gjatë kësaj ngjarje.
Sulmi ndaj kryeministres daneze është dënuar nga kryetarja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Incidenti vjen teksa danezët përgatiten të shkojnë në kutitë e votimit të dielën për zgjedhjet evropiane.
Klan News