Love Island Albania, ka nisur mbrëmjen e sotme me surpriza. ‘Reality show’ po transmetohet në televizionin Klan nën drejtimin e Luana Vjollcës. Vajzat janë vënë mbrëmjen e sotme për të zgjedhur djalin që dëshirojnë të kenë në krahë për të vazhduar rrugëtimin në vilën e dashurisë.

Deri më tani çiftet e reja që janë krijuar janë si më poshtë:

Xhoana: Nga të gjitha takimet i vetmi mashkull që i ka vlerat është Arlindi.

Arlindi: Ndihem shumë mirë, më kanë bërë shumë akuza të padrejta.

Ilda: Për mua ka qenë e vështirë që të zgjedh, por kam marrë një vendim dhe besoj që do jetë zgjedhja më e mirë që unë bëj sot, djali që unë zgjedh është Stivi.

Stivi:Po më pushon zemra, shpresoj që të kalojmë momente të bukura si javën e kaluar.

Artemis: Këtë javë ma ka marrë vëmendjen vetëm një djalë, ka shprehur pëlqim ndaj meje dhe më bën të ndihem mirë dhe djali që dua të jem çift është Gleni.

Gleni:Po jam shumë i lumtur.

Iris: Ka qenë një javë e vështirë dhe me emocione, veç një prej djemve ka qëndruar afër meje dhe më ka kushtuar vëmendje. Zgjedh të bëhem çift me Everaldon.

Everaldo: Më habiti, më ka habitur shumë, nuk e prisja këtë zgjedhje. Jam shumë i lumtur.

Amadea: Djali që dua të bëhem çift është Aleksandros.

Aleksandros: Ndihem shumë i kënaqur, Amadea është  shumë interesante në sytë e mi.

Sofiela: Zgjedhja ime do jet personi që është treguar shumë i sinqertë, ndoshta në fillim nuk kemi qenë të afërt, djali që zgjedh është Salioni.

Sergei është djali që mbetet single

Ndiqni episodin ditor të Love Island Albania çdo ditë në Tv Klan në Orën 18:20./ Love Island Albania