Ambasadori i ri Amerikan në Tiranë, Zhozef Limpreht ka zhvilluar sot takimin e parë me Kryeparlamentarin Skënder Gjinushi. Është theksuar në takim niveli i lartë i marrëdhënieve aktuale shqiptaro-amerikane. Gjinushi ka theksuar punën e parlamentit në përshtatjen e legjislacionit me Kushtetutën, reformën dhe pavarësinë e gjyqësorit, si dhe vlerësoi punën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Ambasadori Limpreht ka këmbëngulur në orientimin e drejtësisë mbi prishësit e rendit publik dhe nxitjen e dialogut politik brenda institucioneve. Sot është nisur për në Uashington një grup drejtuesish të opozitës ndër ta nënkryetari demokrat Genc Pollo, Fatmir Mediu, Albert Brojka, Xhaferri dhe Ceku./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame