Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës Besnik Mustafaj ka takuar sot banorët e bashkizës numër 7 ku të persekutuarit janë strehuar prej disa vitesh në këtë zonë. Partia Demokratike tha Mustafaj nuk do të ishte kurrë kjo që është sot pa sakrificat e shumicës prej jush. Pa shembullin tuaj vijoi ai, do t’a kishim të vështirë të arrinim tek e vërteta.
“Unë ju siguroj se e majta e shqiptarëve vetëm emrin ka ndërruar, por jo zemrën. Ata nuk jua falin juve që nuk iu nënshtruat për gjysmë shekulli, por më e rëndësishmja është se ju e dini mirë se kush janë ata. Vetëm këtu do të mbetet një faktor thelbësor në politikën shqiptare. Sot kam ardhur këtu ku ju banoni për të siguruar se programi ynë merr parasysh me përparësi edhe hallet që keni ju si banorë të nderuar të Tiranës dhe që kanë të bëjnë me ndërtimin e infrastrukturës, përmirësimin e saj, me krijimin e ambienteve të gjelbëruara dhe gjithçka tjetër që i takon një jetë të këndshme.”
Mustafaj u ka premtuar të persekutuarve se do të zgjidhë dhe problemin e integrimit të tyre dhe realizimin e të gjitha të drejtave që u takojnë./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego