Çifti më i ri i vilës së dashurisë, Sofiela dhe Arlindi kanë zhvilluar një takim. Vendi ku është bërë ‘date’ është i kuruar deri në detaje. Deti dhe perëndimi i diellit janë shkrirë në mënyrën më perfektë duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe çifti ta ketë më të lehtë për të hapur zemrën me njëri-tjetrin.

Pjesë nga biseda:

Sofiela: Gëzohem shumë që arritëm deri këtu. Po pse më zgjodhe mua, se kishe dhe shumë goca të tjera të bukura aty.

Arlindi: Mendoj se ti më përshtatesh më shumë mua. Ke eksperiencën, ke qetësi dhe në bisedë je shumë e sigurt, je inteligjente. Mendoj se mund të bëj debate me ty dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua. Doja të të pyesja se si u ndjeve ti?

Sofiela: Nuk jam tipi që e shpreh menjëherë pëlqimin, dua kohën time. Ditën tjetër nga bisedat tona kuptova që përshtateshim dhe u gëzova shumë kur më zgjodhe mua.  

Arlindi: Ke diçka misterioze.

Sofiela: Si i shef të tjerët, mund të ma zëvendësosh me dikë tjetër?

Arlindi: Nuk e di. Besoj që do ecin gjërat mirë për ne të dy.

Sofiela: Mund të vazhdojmë kështu, edhe po ndërhyri dikush tjetër?

Arlindi: Unë të siguroj që jam i fokusuar te ty, unë kam luajtur me karta të hapura deri më tani.

Episodin e radhës nga Love Island Albania mund ta ndiqni në orën 18:20 në Tv Klan. Ndiqni videon e plotë./ Love Island Albania