Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ambasadori i ri Amerikan Zhozef Limpreht vazhdon prezantimin me ekzekutivin shqiptar. Sot ai është pritur në një takim nga Sekretari i Shtetit për Integrimin Euro Atlantik Maqo Lakrori. Aderimi në strukturat perëndimore është shndërruar në prioritet për Qeverinë Shqiptare.

Kryediplomati amerikan Limpreht ka vleresuar punën e deritanishme të bërë nga Qeveria Shqiptare dhe përpjekjet për pjesmarrjen e opozitës dhe të opinionit publik në këtë proces të rëndësishem për Shqipërinë.

Limpreht është ndalur edhe në bashkëpunimin dypalësh duke evidentuar zhvillimin e mëtejshëm të marredhënieve mes vendit tonë dhe SHBA. Ne duhet të punojmë bashkarisht me programe konkrete bashkëpunimi për të bërë të mundur që perceptimet ti afrohen sa më shumë realitetit, i cili në Shqipëri po ndryshon për mirë ka konkluduar ambasadori amerikan Zhozef Limpreht në takimin me Maqo Lakrorin./tvklan.al