Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Në tregjet ndërkombëtare valutore, monedha e përbashkët europiane shënoi një rekord të ri ndaj dollarit amerikan. Euro arriti të kapërcente nivelin e rëndësishëm 1 euro baras me 129 dollarë, pas dobësisë së përgjithshme të dollarit amerikan në tregjet valutore dhe pas humbjes së konsiderueshme ndaj monedhave që aktualisht ofrojnë kthyeshmëri më të lartë se dollari.

Paundi britanik shënoi nivelet më të larta të 11 viteve të fundit ndaj dollarit amerikan, ndërkohë që dolari australian arriti nivele rekord ndaj dollarit amerikan në shtatë vitet e fundit. Bindja e krijuar ditët e fundit në tregjet financiare, se Banka Qendrore Europiane nuk do të ndërhyjë në nivelet aktuale euro-dollar, ka bërë që investitorët e monedhave të blejnë sërish monedhën e përbashkët.

Në tregun tonë të brendshëm valutor, sipas ekspertëve të Bankës Italo-Shqiptare, monedha jonë kombëtare vazhdon të mos ndalet ndaj dollarit amerikan, duke u vlerësuar sërish./tvklan.al