Kushte më të mira dhe trajtim më human në qelitë dhe dhomat e burgut. Ka qënë ky qëllimi i seminarit të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Legjislacioni Kombëtar dhe Ndërkombëtar, për trajtimin dhe të drejtat e të burgosurve e të paraburgosurve. Në seminarin 2 ditor marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Burgjeve, Ministrisë së Rendit Publik dhe organizatave joqeveritare.
Tryeza do të diskutojë rreth problemeve ligjore dhe humane që ka kjo kategori e shoqërisë shqiptare. Është vërejtur një fakt që qelitë e paraburgimit janë me kushte shumë herë më të dobëta se qelitë shqiptare. Përkëtë do t’i kërkohet Qeverisë që të nxjerrë një urdhëresë ku qelitë e paraburgimit t’i kalojnë nën administrim ose prefekturave ose Ministrisë së Drejtesisë të cilat mund të kenë më shumë mundësi për përmirësim të kushteve.
Sipas përfaqësuesve të strukturave përkatëse po bëhet një punë e mirë dhe përsa i përket të drejtave të grave dhe fëmijëve të dënuar. Në këtë seminar nuk është kërkuar lehtësim të procedurave ligjore po zbatim të tyre rigoroz dhe në përputhje me angazhimet e Shqipërisë për të respektuar të drejtat e njeriut./tvklan.al