Personi që është shihni në foto është Aljton Sulejmani, i cili një natë më parë tentoi të digjte të gjallë dy prindërit e tij në qytetin e Fierit. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “15 Tetori”, ku 42-vjeçari dyshohet se pasi hodhi benzinë, i vuri flakën banesës. Ai kyçi derën e apartamentit dhe i mbylli dy prindërit e moshuar të mos dilnin nga banesa.

Ndërkohë një banorët rrëfen momentet e shpëtimit të dy të moshuarve. Pas alarmit të dhënë nga fqinjët në vendin e ngjarjes mbërriti policia. Forcat zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Këto janë momentet e nxjerrjes së njërit prej prindërve nga banesa.

Policia njoftoi se e ka vënë në pranga te birin 42-vjeçarin i cili tashmë do të përballet me akuzat “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë, “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar më parë dhunë ndaj prindërve të tij.       

Tv Klan