Policia e Shkodrës ka sekuestruar 680,595 Euro të cilat u tentua të futeshin në Shqipëri përmes doganës së Muriqanit.

Paratë e padeklaruara ishin fshehur në dy ndarje anësore të modifikuara të një furgoni që drejtohej nga 51-vjeçari L.N. nga Fushë-Miloti. Ky i fundit u arrestua. Ndërsa paratë u sekuestruan.

Policia thotë se dyshohet që shuma e konsiderueshme e parave cash ta ketë burimin nga aktivitetet kriminale. Megjithatë vijojnë hetimet për të provuar burimin e parave.

/tvklan.al